Këtë vit në shfaqjen e teknologjisë, Mercedes prezantoi sistemin e ri të informacionit MBUX, i cili debutoi në modelin A-Class të prezantuar muaj më parë në shfaqjen e motorave në Geneva. Për eventin e rradhës në shfaqjen teknologjisë në Los Angeles në 2019-ën, Mercedes do të prezantojë gjeneratën e rradhës të modelit Mercedes CLA 2020.
Mund të jetë diçka e pazakontë për një prodhues makinash të prezantojë një model të ri në një shfaqje të fokusuar mbi teknologjinë, por ka sens duke konsideruar faktin se makinat janë shndërruar në kompjuter falë teknologjisë që përdorin.
Arsyeja përse Mercedes ka vendosur të prezantojë një makinë në një shfaqje të tillë, është teknologjia e re e sistemit të informacionit MBUX që do të lançojë.
Teknologjia do të ketë karakteristika të reja ekstra, por se cilat janë këto karakteristika mbetet ende një mister.
Modeli amerikan do të ketë motorin turbo-charged 2.0 litërsh që prodhon 188 kuaj fuqi. Ndërsa në Europë, modeli simotër A-Class vjen me shumë më tepër varietete fuqie.
Për më tepër, do të ketë edhe një model 2020 Mercedes CLA 35 me më shumë se 300 kuaj fuqi, si dhe CLA 45 me më tepër se 400 kuaj fuqi. /Auto Ekspress