Makinat suedeze Volvo kanë shitur më shumë makina dhe SUV vitin e kaluar, por fitimet kanë qenë më të ulëta për shkak të luftës së çmimeve dhe rritjes së konkurrencës.
Shitjet e Volvo arritën shifrat 642,253 makina dhe SUV-ë gjatë 2018-ës, një rritje prej 12.4% krahasuar me periudhën paraardhëse. Megjithatë marzhi i fitimit ka rënë nga 6.7% në 5.6%. Fitimi operativ u rrit me 0.9%.
Sipas kompanisë, në 2020-ën pritet që shitjet të arrijnë në 800,000 makina dhe SUV-ë me një fitim marzhinal 8%.
Marka ka impresionuar me lançimin e suksesshëm të disa produkteve të reja. Sedanët S60 dhe V60, station-wagons, si dhe SUV-i kompakt XC40 kanë qenë disa nga sukseset e kompanisë.
Por Volvo është në disavantazh në tregun premium, në konkurrencë me BMW, Audi dhe Mercedes.
Ndërkohë kompania ka tërhequr 167,000 XC60 sepse kishin problem me derën e pasme, dhe 219,000 makina për shkak të problemeve të rrjedhjeve të mundshme të karburantit. /Auto Ekspress