Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Volkswagen Passat Facelift e 2019-ës debuton në Europë

4 years ago
in Foto, Lajme
3 min read
0
Volkswagen Passat Facelift e 2019-ës debuton në Europë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi Volkswagen i dha Kinës një Passat krejt të ri, dhe Amerikës një Passat jo krejt të ri, është radha e Europës që të takohet me sedanin e madhësisë mesatare.

Makina më e shitur e kompanisë pas makinës Golf, është gati të sfidojë Ford Mondeo me një sërë ndryshimesh brenda dhe jashtë.

Lajme të Ngjashme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

2020-04-14
Njihuni me gjeneratën e 8-të të Volkswagen Golf

Pavarësisht elektrifikimit, VW i bindur se Golf 9 me motor me djegie të brendshme do të bëhet realitet

2019-10-30

Ndryshimet janë të lehta, dhe mund të duket njësoj me modelin e mëparshëm. Por makina ka marrë një dizajn të ri të parakolpit dhe grilës së përparme. Fenerët të cilët janë marrë nga Touareg i prezantuar në 2018-ën.

Shkrimi ‘Passat’ në qendër të makinës i shikuar edhe në makinën Arteon, e bën më të lehtë identifikimin e këtij varianti me fytyrë të ndryshuar.

Interiori i makinës

E njëjta histori është edhe brenda makinës, përveç faktit që gjenerata e tretë e sistemit të informacionit është një risi për markën VW.

Ekrani është i disponueshëm në madhësitë 6.5-, 8.0-, dhe 9.2- inç. Makina ofron funksionalitete gjithmonë online me shërbime si Internet radio dhe navigimin me informacion në kohë reale.

Një nga gjërat që ja vlen të theksohet për Passat të 2019-ës, është zgjerimi i sistemit të ndihmësit në makinë. Ky sistem garanton drejtim pjesërisht autonom në shpejtësi të larta deri në km/h.

Nëse jua përballon xhepi, makina mund të pajiset me ndihmësin për mbajtjen e korsisë, ndihmësin për parkimin, e të tjera.

Një tjetër risi e rëndësishme është adoptimi i frenave elektromekanike për frenim më të shpejtë. Kjo është standarde në të gjithë gamën, ndryshe nga modeli paraardhës ku vetëm GTE e elektrifikuar e kishte këtë.

Motori i makinës

Të gjithë motorët me naftë dhe benzinë vijnë me filtra për të reduktuar emetimet e dëmshme. Ka tre njësi TSI me 150, 190 dhe 272 kuaj fuqi, së bashku me tre njësi TDI me 120, 190 dhe 240 kuaj fuqi.

Passat GTE plug-in hibride mund të përshkojë 55 km vetëm me karikim elektrik. Çmimet nuk janë konfirmuar ende. /Auto Ekspress

Tags: PassatVolkswagen

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version