BMW po bëhet gati për një vit shumë të ngarkuar. Përveç mbajtjes nën kontroll të makinave të lançuara që kanë vitin aktual vit shitjeje, BMW po bën gati edhe shumë makina të reja, si për shembull BMW X6.
Kemi modelin X1, ndërkohë kemi edhe modelin Serie 8 Gran Coupe, i cili është parë gjatë disa testimeve.
Megjithatë këtë herë, është rradha e SUV-it X6 për të shkëlqyer. Gjenerata e rradhës e BMW X6 është parë në rrugë gjatë disa testimeve, dhe pjesa më e bukur është që kemi video të këtyre testimeve.
Modeli i rradhës BMW X6 do të lançojë vitin e ardhshëm, dhe besohet se do të ketë të njëjtin motor me M850ixDrive- motorin twin-turbo 4.4 litërsh V8.
Versioni M i modelit do të mbërrijë pas versionit standart X6s, dhe do të shitet si 2021MY. /Auto Ekspress