Pas një fushate prezantuese shumë të gjatë, BMW më në fund ka zbuluar për ne modelin X7 muajin e kaluar.
Që nga koha kur është debutuar, makina ka marrë shumë komente, dhe duket se njerëzit ose e pëlqejnë shumë, ose e urrejnë me të vërtetë.
Opinione të tilla mund të ndryshojnë pasi personi e sheh makinën në jetën reale. Por në mungesë të kësaj, ne mund të shohim BMW X7 nga afër me anë të një videoje Hd.
A vëreni ndonjë gjë të re? Kamera e vendosur brenda në makinë na jep një përshtypje më të mirë se si është të udhëtosh me këtë SUV 6-vendësh.
Rreshti i dytë i ndenjëseve duket mjaft i rehatshëm dhe me shumë hapësirë, por rreshti i tretë lë pak për të dëshiruar.
Duke konsideruar gjatësinë e makinës X7, duket se nuk ka hapësirë të mjaftueshme për pasagjerët e rreshtit të fundit.
Duke krahasuar me modelin X5 i cili gjithashtu ka një rresht të tretë me ndenjëse për pasagjerët, i vetmi avantazh i X7-ës është se ka më shumë hapësirë për ngarkesë në pjesën e pasme.
Përsa i përket grilës, pavarësisht se në fotot e publikuara nga BMW grila dukej tepër e madhe në krahasim me trupin e makinës, videoja vë në pah elegancën e saj.
Ka akoma më shumë për të zbuluar, por neve na mbetet vetëm të presim që marka të zbulojë karakteristika të tjera, deri në shfaqjen e motorave në Los Angeles. /Auto Ekspress