Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Vettel në pole, Hamilton niset nga vendi i 9-të

4 years ago
in Lajme, Motorsport
2 min read
0
Vettel në pole, Hamilton niset nga vendi i 9-të
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sebastian Vettel do të jetë në krye të linjës së parë të nisjes së garës ditën e Dielë në Bahrein ndërsa rivali i tij për titull do të startojë vetëm nga vendi i 9-të.

Hamilton nuk shkoi dot më shumë se vendi i katërt gjatë provave zyrtare mbajtur ditën e shtunë pas Raikkonen dhe Bottas ndërsa penaliteti me pesë pozicione për ndërrimin e kambios u shty edhe më poshtë në renditje.

Lajme të Ngjashme

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

2020-04-08
Mercedes 560 SEC AMG e vitit 1989 kushton më tepër se një AMG GT R

Mercedes 560 SEC AMG e vitit 1989 kushton më tepër se një AMG GT R

2020-04-04

Ylli i kualifikimeve padyshim ishte piloti i Toro-Rosso Honda Pierre Gasly i cili u rëndit i gjashti pas Daniel Ricciardo.

Performanca e tij vetëm sa sikletosi më tej McLaren-in pilotët e të cilit u renditën në vendin e 13 dhe 14.

Gjatë gjithë fundjavës u pa se Ferrari kishte avantazh ndaj Mercedes. Të shtunën ky avantazh u shkurtua por Vettel ishte 0.166 më i shpejtë se Bottas.

Pas Gasly erdhën Haasi i Magnussen, Niko Hulkenberg, Esteban Ocon me Force India, Carlos Sainz, Hartley dhe Perez.

Ajo që nuk pritej ishte kalimi i dy makinave Toro-Rosso përpara McLaren me motorin Honda që i shkaktoi aq dhimbje ekipit përgjatë tre sezoneve.

Vitin e kaluar McLaren dhe Toro-Rosso shkëmbyen motorët, sakaq e sotmja lë ekipin Britanik plot dyshime për potencialin e makinës që kanë në zotërim.

Megjithatë Williams ka edhe më shumë probleme. Sirotkin dhe Stroll u rënditën në vendin e 18 dhe 20 respektivisht, një rezultat katastrofik për një ekip që rënditej i treti në kampionatin e 2015-ës.

Për tu harruar ishte performanca e Verstappen i cili përplasi makinën e tij në bordurat anësore dhe do të nisë garën nga vendi i 15-të. /Auto Ekspress

Tags: Fernando AlonsoFerrariHondaLewis HamiltonMcLarenMercedesSebastian VettelToro Rosso

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version