Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Tregtarët e makinave të vjetra: Targimi po na dëmton ekonomikisht

3 years ago
in Lajme, Të Përzgjedhura
2 min read
0
Tregtarët e makinave të vjetra: Targimi po na dëmton ekonomikisht
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tregtarët që importojnë makina të përdorura janë ankuar se vendimi që i detyron që të targojnë të gjithë mjetet që janë futur në vend i vë ata në vështirësi ekonomike.

Në një takim me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tregtarët u shprehën se targimi mund të bëhet vetëm në momentin që ata shesin mjetin në të kundërt targimi i gjithë flotës ka kosto të lartë dhe do t’i bllokonte në aktivitetin e tyre. Si shembull ata sollën rastin nëse shoqëria falimenton çka bën që targimi i gjithë mjeteve të jetë një shpenzim më tepër që rëndon situatën e tyre.

Lajme të Ngjashme

makina elektrike

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

2020-05-28
volkswagen

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

2020-05-25

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku theksoi se gjatë këtyre ditëve do të ketë diskutime mes institucioneve të varësisë të përfshira në proces por edhe tregtarëve për të gjetur një zgjidhje sa më të përshtatshme.

Vendimi që ndalon importin e mjeteve me vjetërsi më shumë se 10 vjet u lë kohë tregtarëve që të targojnë mjetet që janë tashmë në Shqipëri por edhe pa targa deri në 1 mars që të plotësojnë këtë hallkë.

Balluku tha se ka një sërë masash dhe lehtësimesh që janë bërë lidhur me sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor që lehtësojnë burokracitë për bizneset dhe qytetarët.

Një tjetër ankesë e tregtarëve ishte ajo e limitimit të importit edhe për Euro 4 duke theksuar se Euro 2 dhe 3 janë në rregull si masë pasi vërtet kanë impakt ndotës në mjedis. Sipas tyre këto masa nuk janë kaq drastike as në vende si Gjermania apo Italia.

Ministrja ka sqaruar se të gjithë mjetet Euro 2, 3 apo 4 që janë brenda territorit nuk do të kenë kufizime në qarkullim vetëm importi është ai që është i ndaluar dhe mjetet me këtë normë nuk do të lejohen që të hyjnë në Shqipëri. /Monitor

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version