Volkswagen me naftë nuk janë dy fjalë që qëndrojnë bashkë këto katër vitet e fundit.
Shumë prodhues makinash kanë vuajtur skandalin dieselgate që ndodhi pak vite më parë. Duke përfshirë këtu marka që janë pjesë e Volkswagen Group, si Porsche dhe Audi. Skandali ka bërë që këto të fundit të ndalin gradualisht prodhimin e makinave me naftë.
Por jo Volkswagen. Kompania nuk është ndikuar nga skandali, të paktën kështu mendojmë.
Në fakt, prodhuesi gjerman ka prezantuar makinën më të fuqishme Volkswagen në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë, Touareg V8 TDI.
Touareg V8 TDI përdor motorin 4.0 litër turbodiesel me 416 kuaj fuqi, që lejon SUV-in të arrijë shpejtësinë 100 km/h për 4.9 sekonda.
Por entuziasmi i kompanisë për këtë makinë të fuqishme, vjen me një lajm zhgënjyes. Touareg është makina e fundit Volkswagen që do të përdorë motorin V8 me naftë.
Prandaj, nëse jeni të interesuar të blini një Touareg V8 me naftë, kjo mund të jetë mundësia juaj e fundit. /Auto Ekspress