Gjigandi i makinave elektrike themeluar nga manjati i teknologjisë Elon Musk Tesla, do të tërheqë nga tregu 123,000 makina të Modelit S, pasi zbuloi një problem me bulonat e timonit.
Model X dhe Model 3 nuk janë prekur nga ky problem e as Modelet S prodhuar pas Prillit të 2016-ës.
Me kalimin e kohës ato pësojnë gërryerje sidomos kur makina përdoret në zona me temperatura të ulëta.
Në një e-mail dërguar pronarëve të Model S, Tesla e përshkruan riparimin e problemit si punë njëorëshe.
Kjo nuk është hera e parë që Tesla tërheq nga tregu disa modele. Në Prill të vitit të kaluar u tërhoqën 53,000 Modele S dhe X me probleme me frenat e dorës. /Autoekspress