Shumica e garave që kemi parë ku përfshihet një Tesla Model S P100D, kryhen në një distancë prej ¼ e miljes.
Por sikur garat të kryhen në ½ e miljes? Shumë argumentojnë se garat në ¼ e miljes janë të padrejta kur përfshihet një makinë elektrike kjo për shkak të fuqisë së menjëhershme që gjenerojnë elektromotorët.
Në këtë video garojnë një Porsche 911 Turbo S e 2015-ës me 667 kuaj fuqi të testuara në Dyno dhe një Tesla Model S P100D me 588 kuaj fuqi të testuara po ashtu në Dyno.
Ca prej jush mund të surprizohen nga rezultati. /Auto Ekspress