Hap pas hapi Tesla tani po bëhet një kompani çdo ditë e më e madhe, me shitje më të larta të makinave, dhe produkte të tjera gjithashtu. Kjo gjë reflektohet edhe nga kapitalizimi i tregut (çmimi i aksioneve me numrin e aksioneve të emetuara).
Kohët e fundit, vlera e Tesla-s ka tejkaluar vlerën e Daimler, edhe pse Daimler ka qenë gjithmonë kompania më e madhe në çdo aspekt –volumi i shitjeve, fitimet, historia.
Megjithatë, sipas faktorëve aktuale, Tesla ka arritur një vlerë tregu prej 63,18 miliard dollarë, krahasuar me 61,27 milion dollarë të Daimler. /Auto Eskpress