Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Taksat e reja për makina, sa më e fuqishme aq më shumë duhet të paguani

3 years ago
in Elektrifikimi, Lajme, Të Përzgjedhura
3 min read
0
Taksat e Makinave
26
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria parashikon që të ndryshojë politikat e taksimit sa u takon automjeteve, sipas së cilës sa më të fuqishme ta keni makinën, aq më shumë do t’ju duhet të paguani.

Referuar një dokumenti zyrtar, parashikohet që në vijim të ketë një lehtësim në aspektin e taksave për automjetet hibride apo elektrike, si dhe për ato që janë të kategorisë Euro 4 apo 5. Kjo shihet si një mënyrë për të nxitur blerjen e mjeteve të reja, si dhe ato që emetojnë sa më pak ndotje në mjedis.

Lajme të Ngjashme

taksa

8 taksat që ushtrohen mbi naftën, 112 lekë për një litër karburant janë taksa

2019-07-16

Konkretisht në dokument thuhet se do të bëhet “rishikimi i sistemit aktual të taksave të automjeteve në Shqipëri si: Aplikimi i taksës për të gjitha automjetet në mënyrë të pavarur nga mosha, por në mënyrë proporcionale në nivelin e teknologjisë dhe nivelin e shkarkime të vetë automjetit. Rritja e taksave në proporcion me cilindrat/ madhësinë e motorit. Gradualisht përjashtimi nga taksat i automjeteve të reja me ndotje të ulët (si Euro VI dhe V ose automjetet hibride / elektrike)” thuhet në dokument.

Sigurisht, kjo është sugjeruar si një masë që do të zërë vend në afatmesëm dhe që kërkon angazhimin e të paktën tre ministrive për të dalë në një politikë të unifikuar. Bëhet fjalë për Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Në funksion të nxitjes së automjeteve që emetojnë sa më pak gazra ndotës në mjedis është cilësuar si thelbësor edhe bashkëpunimi me njësitë vendore, ku bashkive do t’ju kërkohet që të angazhohen në instalimin e stacioneve të karikimit me energji elektrike për automjetet elektrike.

Po kështu do të kërkohet rinovim i flotës për kompanitë që kanë një të tillë dhe ofrojnë shërbime, për automjetet e transportit urban, ato të pastrimit të qytetit e disa kategori të tjera.

Për të dhënë ndikim në uljen e ndotjes së ajrit në dokument kërkohet që autoritetet të punojnë për të bërë lehtësimin në rritjen e shpërndarjes së stacioneve të mbushjes me ndikim të ulët (GLN dhe metan) . Po kështu të bëhet sigurimi i karburantit me përmbajtje të ulët të squfurit dhe me cilësi të lartë (në nivel me MS-të) të përdoret në të gjitha mjetet e transportit.

Kjo do të ecë paralel edhe me rritjen e kontrollit që bëhet në verifikimin e testimit të shkarkimeve të automjetit, autobusëve dhe flotës së automjeteve, për të kufizuar dhe për të reduktuar shkarkimet e grimcave dhe ndotësve të tjerë të ajrit. /Monitor

Tags: Taksat

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version