Lamborghini nuk ka për të hequr dorë nga motorët me aspirim natyral për modelet super-sport pavarësisht se shumë rivalë të kompanisë kanë zhvilluar motorë turbo për të rritur performancën dhe reduktuar emetimet.
Drejtori teknik i kompanisë tha se Lamborghini do ti rezistojë çdo presioni për të reduktuar numrin e cilindrave për gjeneratat e ardhshme të super makinave që do të prodhojë.
“Për Urus përdorëm një motor me turbo, por do të vijojë përdorimin e motorëve me aspirim natyral për makinat sportive,” tha Maurizioi Reggiani.
Pasardhësi i Huracan në 2022 me shumë gjasa do të jetë plugin-hibrid por Reggiani bëri të ditur se një Aventador do të dalë në shitje përpara dhe pjesërisht do të ketë fuqi elektrike.
“Duhet të rishpikim këtë ikonë pa humbur karakteristikat që e bëjnë të veçantë Huracan si: fibra karboni, motor V12 me aspirim natyral,” vijoi Ai. /Auto Ekspress