Stokholm tashmë është shtëpia e një rruge e cila mund të karikojë makinat elektrike në lëvizje.
Zhvilluar nga agjencia qeveritare eRoadArlanda në bashkëpunim me kompani dhe prodhues makinash, rruga shtrihet përgjatë aeroportit Arlanda të Stokholmit.
Ajo është e gjatë 2 kilometër dhe karikon kamion elektrikë ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim.
Kjo teknologji do ti japë fund ankthit të mbarimit të baterisë së makinës. Falë këtyre rrugëve, makinat gjithashtu do të kenë bateri më të vogla duke ulur edhe koston e tyre.
Projekti financohet 70% nga qeveria Suedeze dhe mendohet të ketë kushtuar 5.8 milion euro.
Aktualisht vetëm kamionë të posaçëm mund të shfrytëzojnë teknologjinë në fjalë. /Auto Ekspress