Makina më e re elektrike mund të vijë mbase nga një emër jo shumë i njohur por edhe i papritur në industri. Sony ka ndërtuar një makinë të cilin e quan Sony Vision-S.
Nga jashtë makina ka pamjen e një mjeti luksoz transporti me katër dyer të mëdha, katër ndenjëse dhe një tavan të gjatë.
Drejt pjesës frontale makina ka marrë nota dizajni nga Porsche. Sony Vision-S është ndërtuar i gjithi mbi një platformë elektrike.
Dy motorë elektrikë për secilin aks, Sony thotë se makina shkon nga 0-100km/h për 4.8 sekonda dhe në shpejtësi maksimale prej 239km/h.
Makina vjen me një rrjet sensorësh të cilët krijojnë një pamje 360 gradëshe të makinës dhe ambientit rrethues. Imazhet CMOS ofrojnë sensitivitet të lartë ndërsa teknologjia Lider mat distancat dhe krijon një hartë të ambientit.
Sensorët nuk përfundojnë vetëm në pjesën e jashtme por edhe atë të brendshme ku teknologjia Time-of-Flight identifikon njerëzit dhe objektet në brendësi duke krijuar edhe mundësinë për të kontrolluar makinën me gjeste.
Kabina ka një dizajn minimalist dominuar nga instrumentë dixhitalë të cilat po zënë më shumë hapësirë në makinat moderne. /Auto Ekspress