Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Si të shpëtoni baterinë e makinës tuaj nga shkarkimi?

4 years ago
in Këshilla, Lajme
5 min read
0
Si të shpëtoni baterinë e makinës tuaj nga shkarkimi?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bateria, ashtu si shumë komponentë të tjerë të makinës ka nevojë për mirëmbajtje. Kjo do të thotë që, sado që të kujdeseni për motorin, në qoftë se bateria vdes, makina nuk do të punojë.

Koha e ftohtë e dimrit ka një efekt të kundërt mbi baterinë, ngadalëson proceset kimike që ndodhin në të. Në rastin më të keq, mund të ndodhë që të mos ketë rrymë mjaftueshëm për të vënë në punë motorin.  

Lajme të Ngjashme

No Content Available

Një bateri e vdekur do të shkatërronte ditën tuaj. Prandaj çdokush do të donte të mirëmbante baterinë e makinës në mënyrë që të mos përballej me probleme të papritura.  

Lexoni këshillat e mëposhtme mbi hapat që duhet të ndiqni për të shmangur këto situata.

  1. Vazhdoni të vozitni

Bateritë janë subjekt i sforcimit maksimal kur bëni udhëtime të vogla por të shpeshta. Kjo pasi motori dhe dinamoja nuk kanë pasur mundësi të rikarikojnë baterinë mjaftueshëm.  

Provoni të bëni udhëtime të gjata, që ti jepni mundësi makinës të marrë veten. Në mënyrë alternative mund të investoni në një karikues të jashtëm të baterisë.  

2. Fikni

Makinat moderne janë të paketuara me teknologji që shpenzojnë energji. Dritat dhe ngrohëset janë një rrezik shumë i madh për shkarkimin e baterisë. Por edhe mjetet USB ose 12V do të shkarkojnë shpejt baterinë e makinës.

Gjithashtu kini kujdes dritat e ambientit, pasi nëse i harroni ndezur gjatë kohës që makina është e fikur do të shkarkojë baterinë shumë shpejt.

3. Lehtësoni sforcimin 

Shtypja e friksionit kur ndizni motorin do të ndihmojë atë të ç’tendosë makinën tuaj. Makina do të ketë nevojë për më pak përpjekje për tu ndezur, dhe për rrjedhojë do të lehtësojë  ngarkesën elektrike të baterisë.

4. Kontrolloni baterinë

Ju mund t’i bëni një kontroll vizual sa herë që ngrehni kofnën për të kontrolluar korrozionin. Por është më mirë që të bëni kontroll profesional. Nëse keni blerë një makinë të përdorur, shikoni manualin dhe sigurohuni që pronari i mëparshëm ka instaluar baterinë e duhur. Një bateri e re mund të jetë një investimi i vlefshëm.  

5. Shikoni sistemet e tjera të lidhura me baterinë

Nëse jeni i shqetësuar, bëni një kontroll profesional dinamos, sistemit të nisjes dhe sistemit të  karikimit të makinës dhe baterisë. Nëse një nga këto nuk funksionon si duhet, do të rezultojë që bateria të jetë e mbingarkuar, jo e ngarkuar sa duhet ose në disa raste e pakarikuar fare. Të gjitha këto do të ndikojnë në jetën e baterisë.  

6. Mirëmbani makinën

Një makinë e mbajtur keq do të shtojë sforcimin në baterinë. Që nga gomat nëse nuk janë të fryra sa duhet, deri tek motori i makinës nëse është i mbingarkuar, të gjitha këto ndikojnë në jetën e baterisë. Nëse keni një garazh, mbani makinë aty, pasi temperaturat e ngrohta janë më të mira për bateritë.  

7. Njihni shenjat e paralajmërimeve

Zhurmat si klikimet ndërkohë që ndizni makinën, shenjat në kryskot ose motori që ndizet ngadalë, paralajmërojnë një bateri që është gati vdekjes.

8. Mos këmbëngulni

Një bateri nuk do të karikohet si me magji. Nëse dështon që të ndezë motorin, mos e provoni më, pasi do të shkarkoni baterinë më tepër. Një bateri e shkarkuar plotësisht e dëmton atë.

9. Siguria e para

Nëse keni ngelur në një vend të rrezikshëm, si p.sh në një kryqëzim, përpiquni që të spostoni makinën në një vend më të sigurt. Kërkoni ndihmë nga kalimtarët që të shtyni makinën.

10. Bëhuni gati të tërhiqni makinën me një makinë tjetër

Në një rast emergjent mund t’ju duhet që të tërhiqni makinën me anën e një makine tjetër. Prandaj bëni mirë të mbani setin e gjërave që duhen në këto raste në makinë. /Auto Ekspress

Tags: bateria

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version