Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Karburanti në Shqipëri më i shtrenjti në Europë, në raport me të ardhurat për frymë

4 years ago
in Krahasime, Lajme
3 min read
0
Karburanti në Shqipëri më i shtrenjti në Europë, në raport me të ardhurat për frymë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë (pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik). Ndërsa në botë renditet në vendin e 15, me vendet të tilla si Afganistani, Zambia, Haiti, Etiopia, Kamboxhia, Bangladeshi (shiko tabelën në fund).

Një litër benzinë në Shqipëri kushton 1.48 euro, ndërsa të ardhurat ditore për frymë janë 14 euro (ndër më të ulëtat në Europë, bashkë me Kosovën).

Lajme të Ngjashme

Aksidentet Rrugor

Shqipëria ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore

2019-08-22
Volkswagen

Serbia “lufton” për të tërhequr Volkswagen, po Shqipëria?

2019-05-06

Teksa në vlerë absolute, benzina në Shqipëri është pak më e lirë se në vende të tjera të Europës, si Francë, Portugali, Finlandë, Greqi, Holandë, Itali, në raport me të ardhurat për frymë ajo është shumë më e shtrenjtë.

Në Francë, e cila prej disa ditësh është mbërthyer nga protesta masive për shtrenjtimin e çmimeve të naftës, qytetarëve të saj u duhen vetëm 1.3% të të ardhurave ditore, pra 10 herë më pak se shqiptarëve. Italianëve u duhen 1.8% të të ardhurave ditore, holandezëve 1.1%, grekëve 2.9%.

Pas Shqipërisë, në Europë, nafta është më e shtrenjtë në vendet e rajonit, ku në Bosnjë duhen 7.6% të të ardhurave ditore, në Maqedoni 7.2% dhe në Bosnjë 7.1%.

Në botë, nafta më e shtrenjtë është në Afghanistan dhe Zambia, ku banorëve u duhen përkatësisht 42 dhe 38% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Ndërsa më e lirë në botë është në Venezuelë, me vetëm 0.1%.

 Pse nafta në Shqipëri është kaq e shtrenjtë

 Operatorët vendas pohojnë se taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku mbi 60% të çmimit e përbëjnë taksat.

Në Shqipëri nafta taksohet si vijon:

-Akciza, 37 lekë për litër;

-Taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër;

-Taksa karbonit, 3 lekë për litër.

Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e riliçensimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i arrin 30-40. Nga 182 lekë që paguajnë për naftën sot konsumatorët, 100-110 lekë shkojnë si taksa për shtetin. Një tjetër koncesion është në horizont, ai për pompat e naftës, kosto e të cilit pritet të shkarkohet sërish tek çmimi final.

 Teksa Shqipëria po planifikon të bëjë një pjesë të madhe të rrugëve me pagesë, që ka filluar tashmë të zbatohet për Durrës-Kukës, shqiptarët po i paguajnë dy herë taksat, njëherë në çmimin e naftës si taksë qarkullimi dhe një herë direkt, kur kalojnë rrugën e Kombin, aktualisht, dhe më pas kur të fillojë taksimi tek të tjerat. / Revista Monitor

Tags: KarburantetShqipëria

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version