Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Shell hyn në tregun Shqiptar të karburanteve

4 years ago
in Lajme, Të Përzgjedhura
2 min read
0
Shell hyn në tregun Shqiptar të karburanteve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Marka globale Shell së shpejti do të jetë e pranishme në tregun shqiptar të karburanteve. Burime nga tregu bëjnë të ditur se Shell do të sillet në Shqipëri nga kompania greke Coral S.A, që zotëron të drejtën e përdorimit të kësaj marke edhe për Greqinë dhe Serbinë.

Në Greqi, Coral ka rreth 800 pika karburanti me markën Shell dhe mban afërsisht 20% të tregut. Coral është pjesë e gjigandit grek të energjisë, Motor Oil Hellas.

Lajme të Ngjashme

No Content Available

Aksioner kontrollues në këtë shoqëri është miliarderi grek, Vardis Vardinogiannis, me mbi 57% të kuotave, ndërsa pjesa e mbetur e aksioneve janë të listuara në Bursat e Athinës dhe Londrës.

Hyrja e Shell, përmes grekëve të Coral, pritet të rrisë konkurrencën në tregun e karburanteve në Shqipëri. Volumi i tregut vlerësohet në rreth 1 miliard euro në vit dhe, sidomos në nivel shumice, ka tiparet e një oligopoli.

Tregu dominohet nga kompania Kastrati, që qarkullon mbi 500 milionë euro në vit, si edhe pak kompani të tjera, si Elda Petrol, Genklaudis, Alpet dhe Bolv Oil.

Shell do të vijë në Shqipëri pak muaj pas daljes nga tregu të një tjetër marke të njohur globale, Gulf. Gulf u soll në Shqipëri nga një grup biznesi gjeorgjian, i kontrolluar nga një prej ish-ministrave të rëndësishëm të qeverisjes së Mikhail Saakashvilit.

Por, kjo kompani u largua në fillim të këtij viti, duke i mbyllur papritur të gjitha pikat. Pak ditë para largimit, kompania u përfshi edhe në një skemë mashtrimi, në bashkëpunim me disa partnerë shqiptarë, përmes shitjes së tollonave me çmim të ulët.

Tags: Shell

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version