2,460 kg- kaq peshon BMW X7 M50d.
Nuk është një makinë sportive, por të bën të ndihesh sikur je duke vozitur një të tillë. Versioni flagship me naftë i SUV-it luksoz udhëtoi në autostradë në Gjermani.
Kjo pjesë e autostradës përdoret kryesisht nga kanali në YouTube AutoTopNL për të testuar përshpejtimin dhe shpejtësinë e makinave të ndryshme, dhe tema e tyre e fundit ishte bisha bavareze.
Në zemër të X7 M50d ndodhet një motor me gjashtë cilindra në një vijë 3.0-litër nafte me katër turbo, që ka kapacitet 394 kuaj fuqi dhe 760 Nm fuqi rrotulluese.
Është një motor i prezantuar rreth tre vite më parë, por që nuk do të rinovohet pasi BMW ka deklaruar që është shumë i komplikuar dhe i shtrenjtë.
Duke shikuar specifikimet e mjetit nga ana e kompanisë thuhet se X7 M50d arrin shpejtësinë 0-100 km/h për 5.4 sekonda, që është më pak se sa ju desh në të vërtetë shoferit gjatë testimit. Makina e testuar arriti këtë shpejtësi për 5.58 sekonda.
X7 M50d e BMW nuk është SUV-i i vetëm luksoz me një motor nafte të madh, pasi Volkswagen Group ka një motor edhe më të madh, 4.0-litër V8 që ka më shumë fuqi dhe fuqi rrotulluese – respektivisht 429 dhe 900 Nm. /Auto Ekspress