Pasi përshkoi 1,287 kilometra me një rezervuar me naftë, Skoda Octavia me 696,850 kilometra të bëra e cila i përket gjeneratës së parë u testua për të parë se në çfarë gjendje është motori 1.9-litër me naftë.
Motori kur u largua nga fabrika e prodhimit 20 vite më parë kishte vetëm 90 kuaj fuqi. Por pas 9 vitesh pronari i saj riprogramoi ECU-në, rriti presionin e Turbos dhe modifikoi sistemin e karburantit.
Modifikimet përmirësuan jo vetëm konsumin e karburantit por edhe ndjeshmërinë e pedales së gazit dhe drejtimin e makinës në tërësi.
20 vite më pas, ose 354,000 kilometra më shumë, makina u testuar për të parë sesa fuqi i ka ngelur. Pas disa testimeve, motori prodhoi 106.8 kuaj fuqi, ose afërsisht 5 kuaj fuqi më pak.
Morali i kësaj historie? Motorët me naftë të së kaluarës janë xhevahire të vërtetë. Mjafton ti kryeni shërbimet në kohë dhe keni një makinë me një motor që mund të jetojë përgjithnjë. /Auto Ekspress