Renault bëri thirrje FIA që të ndalohet zhvillimi i motorëve përgjatë periudhës 2019-2020 përpara se të hyjë në fuqi rregullorja e re e 2021.
Prodhuesi Francez i makinave beson se një lëvizje e tillë do të ndihmonte katër furnizuesit me motorë të përgatiteshin për rregulloren e re
Gjithashtu nuk do të përfitonte ndonjë lojtari i ri cili mund ti dedikojë të gjitha resurset projektit të 2021.
Sakaq Red Bull beson se kjo do të ishte e nevojshme për të barazuar performancën e motorëve në Formula 1 për të gjeneruar më shumë konkurrencë.
Edhe Helmut Marko thotë se FIA duhet të përpiqet të barazojë performancën e motorëve në dy vitet e fundit që kanë ngelur. /PCWorld Albanian