Renault dhe Nissan kanë hyrë në bisedime për të elaboruar një shkrirje të mundshme në një kompani të vetme pas një aleance prej mëse dy dekadash.
Një marrëveshje e mundshme do ti jepte fund aleancës në fuqi mes kompanive për ti shndërruar në një korporatë të vetme raportoi Bloomberg.
Renault aktualisht zotëron 43% të Nissan ndërsa ky i fundit 15% në prodhuesin Francez.
Carlos Ghosn, i cili aktualisht është në krye të dy kompanive do të udhëheqë negociatat e bashkimit.
Gjigandi i krijuar nga shkrirja e Renault dhe Nissan do të ishte një rival i vërtetë për gjermanët e Volkswagen dhe japonezët e Toyota.
Ende nuk ka asnjë vendim final për të ardhmen e të dy kompanieve dhe negociatat pritet të vazhdojnë për disa muaj.
Ghosn ka premtuar të çementojë partneritetin mes Renault dhe Nissan ku në Shkurt ishte shprehur se aleanca e tyre do të shkojë në një pikë të pakthyeshme.
Aleanca e re do të shiste 14 milion makina deri më 2022 nga 10.6 milion një vit më parë. Volkswagen, prodhuesi më i madh në botë i makinave, shiti 10.7 milion vitin e kaluar ndërsa Toyota 10.4 milion. /Autoekspress