Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Renault Clio, makina e dytë më e shitur në Europë

4 years ago
in Foto, Lajme
3 min read
0
Renault Clio, makina e dytë më e shitur në Europë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Renault ka treguar fotot e gjeneratës së pestë të re të Clio, para se modeli të lançojë në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë.

Clio i ri është më i vogël nga jashtë dhe më i madh nga brenda, me një trup më të lehtë. Clio 5 është 14 mm më i shkurtër se versioni paraardhës, ndërsa çatia është 30 mm më e ulët. Trupi peshon 22 kg më pak.

Lajme të Ngjashme

Renault

Renault sjell makinën e re elektrike, që do të konkurojë fuqishëm rivalët Tesla dhe Volkswagen

2019-10-11
Renault

Renault prezantoi makinën për sezonin e ri të Formulës 1

2019-02-12

Makina gjatë katër gjeneratave të mëparshme është bërë modeli më i shitur i Renault. Në fakt, Clio 4 i rriti shitjet çdo vit nga 2012-ta në 2018-ën për tu bërë makina e dytë më e shitur në Europë.

Arsyeja kryesore përse blerësit preferojnë Clio është dizajni, u shpreh Vincent Dubroca, menaxheri i produktit i Clio.

 

Interiori do të pësojë ndryshime më të mëdha. 70% e kohës është shpenzuar për ndërtimin e interiorit.

Clio do të jetë i disponueshëm me disa karakteristika të reja të sistemit të informacionit dhe ndihmësit të drejtuesit, të cilat do të jenë më të lehta për tu përdorur.

Sa fuqi do të ketë makina?

Makina do të bëjë debutimin me motorin 1.0 litërsh me aspirimin natyral me benzinë. Motori do të vijë me versione me 65 kuaj fuqi dhe 75 kuaj fuqi.

Motori 1.0 litërsh turbo do të ketë versionet me 99 kuaj fuqi dhe 129 kuaj fuqi. Gjithashtu do të ketë version të motorit 1.5 litërsh me naftë me 84 kuaj fuqi dhe 114 kuaj fuqi.

Në 2020-ën do të mbërrijë makina e parë hibride nga ana e Renault, me motor benzine me 89 kuaj fuqi. Kjo do të jetë e kombinuar me motorin elektrik me 40 kauj fuqi dhe baterinë 1.2 kWh. /Auto Ekspress

Tags: RenaultRenault Clio

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version