Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Qeveria franceze do të pezullojë rritjen e taksës së karburantit

4 years ago
in Lajme
2 min read
0
Qeveria franceze do të pezullojë rritjen e taksës së karburantit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Édouard Philippe pritet të njoftojë pezullimin e planit të qeverisë franceze për rritjen e taksës së karburantit, pas shpërthimit të protestave të cilat po bëhen gjithnjë e më të dhunshme, thuhet në njoftimet e ndryshme të mediave franceze.

Sot kryeministri francez do të takohet me të gjithë ministrat e kabinetit për t’i dhënë fund situatës së trazirave, plaçkitjeve dhe shkatërrimeve në Paris, si pasojë e protestave për vendosjen e një takse të re ekologjike.

Lajme të Ngjashme

No Content Available

Presidenti Macron dukej në fillim i vendosur për të mos ndryshuar asgjë nga plani i rritjes së taksës së naftës dhe benzinës, por duke qenë se dhuna e shfaqur në rrugët e Parisit është më e ashpra gjatë gjysmëshekullit të fundit, ai është detyruar t’i rishqyrtojë ato shkruan Monitor.al.

AFP njoftoi mëngjesin e kësaj të marte se kryeministri i vendit do të njoftojë pezullimin e rritjes së taksës së karburantit. Dje është zhvilluar gjithashtu një mbledhje emergjente e kabinetit në Elysee për të diskutuar në lidhje me krizën politike dhe atë sociale që po kalon vendi dhe që konsiderohet si një ndër më të rëndat e viteve të fundit.

Gjatë ditëve të protestës, e cila po zgjat mbi tre javë, protestuesit i kanë rritur kërkesat e tyre, duke përfshirë edhe dorëheqjen e Macron dhe shpërbërjen e Parlamentit francez.

Presidenti Macron ka shtyrë vizitën e tij dyditore gjatë kësaj jave në Serbi, për t’u marrë më nga afër me krizën. Bilanci i kësaj proteste të deritanishme është 378 persona të arrestuar, të grupmoshës 30 deri në 40 vjeç dhe që kishin ardhur nga qytete të tjera franceze për t’u përballur me forcat e policisë.

Tags: France

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version