Do të duhej një përpjekje heroike për të shtyrë sedanin jashtëzakonisht të fuqishëm, Mercedes AMG E63 S të 2018-ës, drejt limiteve të performancës.
Nëse ndodheni në ndenjësen e përparme të pasagjerit, ka gjasa që të shtyni ndenjësen më tej limitit të synuar nga prodhuesit.
Mercedes AMG E63 S është pezulluar pikërisht për këtë arsye.
Nëse ndenjësja do të lëvizë pozicionin më tepër se sa është e specifikuar, dhe makina ndodh që të bëjë një aksident, potenciali për lëndim do të jetë më i madh.
Disa makina janë prekur nga të tilla incidente në të kaluarën, si psh: 10 sedanë Bentley Mulsanne me një defekt të kamerës së pasme, 20 SUV-e Mercedes AMG G65 që mund të tejkalojnë limitin e shpejtësisë së paracaktuar kur ecin në drejtim të kundërt.
Mercedes Benz do të komunikojë me pronarët e makinave të ndikuara.
Do të inspektohen vendet nëse bien jashtë nivelit të përshtatshëm të rregullimit, dhe nëse është kështu do të bëhen rregullimet mekanike të nevojshme.
Ky rregullim do të bëhet pa pagesë. Kthimet do të fillojnë me 19 Tetor. /Auto Ekspress