Kjo nuk është hera e parë që marka BMW has probleme në prodhimin e automjeteve. BMW ka tërhequr 5,079 automjete të cilët kanë shfaqur probleme. Makinat janë të tre linjave, ku të trija këto linja përfshijnë variante të ndryshme, të datave të ndryshme të prodhimit.
Këto janë automjetet që kanë pasur probleme:
- 2019-2020 Serie 2: 230i dhe 230i xDrive coupe dhe comvertible, M240i dhe M240i coupe dhe convertible, M2 Competition
- 2019 Serie 3: 330i xDrive Sportwagon
- 2019-2020 Serie 4: 430i dhe 430i xDrive coupe dhe convertible, 440i dhe 440i xDrive coupe dhe convertible, M4 coupe dhe convertible
- 2020 Serie 4 Grand Coupe: 430i dhe 430i xDrive, 440i dhe 440i xDrive
Problemi në këto automjete BMW vjen nga modulet e airbagut të gjunjve për shoferin dhe pasagjerët. Modulet që vijnë nga furnitori Joyson Safety Systems, mund të kenë airbag të montuar në mënyrë jo të duhur.
Kjo mund të shkaktojë që airbagu të dëmtohet gjatë inflacionit, duke shmangur në këtë mënyrë përfitimet e sigurisë, dhe rritur riskun e dëmtimeve gjatë aksidenteve. /Auto Ekspress