Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Prezantohet linja e re 2020 Mercedes-AMG GT

4 years ago
in Lajme, Të Përzgjedhura
3 min read
0
Prezantohet linja e re 2020 Mercedes-AMG GT
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mercedes-AMG prezantoi modelet e reja AMG GT të 2020-ës në Shfaqjen e Makinave në Los Angeles.

Ato vinë me përditësime të në dizajn të jashtëm dhe të brendshëm si dhe avancime në teknologji dhe performancë.

Lajme të Ngjashme

Mercedes 560 SEC AMG e vitit 1989 kushton më tepër se një AMG GT R

Mercedes 560 SEC AMG e vitit 1989 kushton më tepër se një AMG GT R

2020-04-04
Mercedes-AMG One

Makina e Mercedes me motor të Formulës 1 shtyhet në 2021

2019-11-25

2020 Mercedes-AMG GT do të jetë i disponueshëm në këto variante: GT, GT C, GT R dhe GT R Pro.

Makina mbetet sportive me dy dyer ndërsa në pjesën ballore është shtuar një grilë Panamericana. Fenerët gjithashtu janë ripunuar dhe marrë nga AMG GT me katër dyer.

AMG GT C është aq identik me paraardhësin saqë i vetmi ndryshim është marmita. Ndryshimet më të prekshme janë në tapiceri.

Fillimisht Mercedes ka integruar një ekran të ri infotainment 12.3-inç i cili do të jetë standard. Timoni gjithashtu është ribërë dhe ka dy butonë të ndjeshëm me të cilët mund të kryhen disa komanda.

Ekrani në kroskot është 10.-3inç LCD.

Edhe pse modeli i 2020-ës është një përditësim i vogël, ai nuk është i kufizuar vetëm në aspektin kozmetik. Performanca e 2020 Mercedes AMG GT është përmirësuar me një teknologji të re AMG Dynamic Stability Control (DCS).

Ky sistem menaxhon katër modalitete të ndryshme drejtimi: Basic, Advanced, Pro dhe Master. Modeli bazik kontrollon rrëshqitjet është në stilin komfort, modaliteti Advanced të jep një makinë më sportive ndërsa modaliteti Master bën më të mirën për të mos i ndërhyrë drejtuesit dhe lënë çdo gjë në dorë duke fikur asistimin elektronik.

GT R Pro është modeli më sportiv dhe vjen me amortizim ndryshe nga modelet standarde, frena prej qeramike dhe me shasi e cili përmirëson më tutje aerodinamikën dhe këtë e dëshmojnë pjesët prej karboni në parakolp dhe prapakolp.

2020 Mercedes GT ruan motorin 4.0-litër twin-turbo dhe është i modifikuar në sipas modeleve që ofron kjo linjë.

Ky motor prodhon 462 kuaj fuqi për modelin standard GT Coupe dhe 542 kuaj fuqi për GTC C dhe Roadster. Modelet GT R dhe GT R Pro kanë të njëjtin motor gjithashtu por me 570 kuaj fuqi. /Auto Ekspress

Tags: Mercedes-AMGMercedes-AMG GT

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version