Porsche prezantoi zyrtarisht modelin e ri të Porsche Cayenne E-Hybrid me një motor më të fuqishëm, më të shpejtë dhe një distancë elektrike më të madhe.
Cayenne E-Hybrid vjen për të zëvendësuar Cayenne S E-Hybrid dhe fuqizohet nga një motor 3.0-litër turbo V6 shoqëruar nga një motor elektrik.
Ky është i njëjti motor që gjeni në Cayenne normal, por falë motorit elektrik i gjithë sistemi prodhon në total 455 kuaj fuqi me ndihmën e një transmision Tiptronic S me tetë marshe.
0-100km/h arrihet në 4.7 sekonda, ose 0.7 sekonda më shpejt se gjenerata e kaluar. Shpejtësia maksimale është 252 km/h.
SUV-i i ri vjen me opsione standarde si paketën Sport Chrono, Porsche Active Suspension Management dhe Auxilary Cabin Conditioning.
Modeli i 2019-ës sjell për herë të parë disqe 22-inç nga fabrika. Opsione të tjera janë: ndenjëset masazhuese, xham i përparmë me ngrohje dhe ekran plotësisht me prekje.
Fuqia elektrike ruhet në një bateri 14.1-kWh në pjesën e pasme të makinës. Me vetëm motorin elektrik E-Hybrid përshkon deri në 44 km.
Teknologjia Porsche InnoDrive gjithashtu do të jetë prezente në Cayenne E-Hybrid. Çmimet fillojnë nga 80,950 dollarë dhe modelet e para dalin në shitje në SHBA në fillim të 2019-ës. /Auto Ekspress