Porsche lançoi modelin Cayenne Coupe rreth tre muaj më parë në versionet standard dhe Turbo, por derivate të tjera do të vijnë më vonë.
Një motor plug-in hibrid është planifikuar për SUV-in jo-coupe nga Stuttgart, së bashku me një motor në krye të rangut, në formën Turbo S E-Hybrid.
Ky i fundit ka atë që i nevojitet për tu bërë SUV-i më i fuqishëm i prodhuar nga Volkswagen Group – duke e lënë mbrapa madje edhe Urus – dhe do të ketë të njëjtën 680 kuaj fuqi me ekuivalentin Panamera.
Meqë ra fjala tek Lamborghini, Motor Trend mëson nga disa burime se motori twin-turbo 4.0-litër V8 do të instalohet në një version GT të Cayenne Coupe.
Nëse do të ketë të njëjtën fuqi si tek Urus, bëhet fjalë për 641 kuaj fuqi, kjo do ta poziciononte një nivel sipër Turbo por poshtë Turbo S E-Hybrid.
Adoptimi i GT do të thotë që Cayenne Coupe do të fokusohet në përdorimin për pista garash, gjë që duket pak e çuditshme duke pasur parasysh që kemi të bëjmë me një SUV të madh dhe të rëndë.
Por kur Lamborghini krijoi një version garash për Urus, çdo gjë është e mundur, meqë edhe njerëzit po pëlqejnë çdo ditë e më tepër makinat e stilit SUV.
Le të rikthehemi tek Porsche. Me shumë mundësi nuk do të emërtohet thjesht Cayenne Coupe GT, do të ketë edhe numra mbrapa si pjesë e emërtimit. Mundësitë janë që të marrë emërtimin GT5, pasi Porsche krijoi një emër marke GT5 në vitin 2015.
Përveç motorit me origjinë nga Urus, Cayenne Coupe GT5 do të përfitojë disa përditësime në stil, frena, si dhe aerodinamikë.
Të gjitha këto përmirësime rrisin shanset e makinës për të thyer rekordin e vendosur në Nurburgring si Suv-i më i shpejtë. Kjo kurorë për momentin i përket Mercedes-AMG GLS 63 S me një kohë 7 minuta e 49.369 sekonda. /Auto Ekspress