Ka shumë mënyra për të shijuar një Porsche 911 një pistë si ajo e Circuit de Valencia në Spanjë. Një nga to është të vendosim coupe-in sportiv në një testim përshpejtimi.
Porsche thotë se makinës i duhen tre sekonda e gjysmë për të arritur shpejtësinë 100 km/h me paketën Sport Chrono. Por performanca e jetës reale tregon se është më e shpejtë se kaq.
Ekipi i Motorsport Magazine kishin mundësinë të testojnë makinën, dhe panë se makina arrin shpejtësinë 100 km/h për afërsisht tre sekonda.
Të kemi parasysh që po flasim për variantin me gomat e pasme aktive, kështuqë varianti me të gjitha gomat aktive do të jetë më i shpejtë me një të dhjetën e sekondës.
Aq impresiv sa është përshpejtimi deri në 100 km/h, aq jemi mahnitur nga ajo çfarë ndodh më pas. Carrera S i duhen 7 sekonda për të dyfishuar shpejtësinë.
Por si është Carrera S kaq e shpejtë? Makina ka transmetimin PDK me tetë nivele shpejtësie nga Panamera, si dhe motor të përditësuar. /Auto Ekspress