Skoda ka krijuar një Superb Estate të pazakontë të cilën në pamje të parë nuk e dalloni nga modelet e tjera.
Filiali Britanik i Skoda në bashkëpunim me një ekip Britanik ka ndërtuar një Super Estate të papërshkrueshëm nga plumbat.
Makina bart certifikimin PAS 300, që do të thotë se është rezistente ndaj disa lloje armësh por edhe shpërthimesh.
Kompania ka vendosur të mos japë detaje rreth makinës por konfirmoi xhamin anti-plumb dhe përdorimin e celikut dhe materialeve prej karbonit në ndërtimin e saj.
Makina me motor me naftë dhe 187 kuaj fuqi ka amortizim dhe sistem frenimi të përmirësuar për të përballuar peshën ekstra.
Ajo ka drita emergjence dhe një sirenë. Skoda thotë se këto modifikime nuk kanë ndikuar në paraqitjen e zakonshme të makinës.
Me siguri diplomatët dhe ambasadorët çekë do të jenë të interesuar në blerjen e kësaj makine 120,000 paundëshe. /Auto Ekspress