Ajo që shihet si një prej makinave më të dashura për të pasionuarit e modeleve të performancës së lartë, BMW M2 Competition u zbulua jozyrtarisht në disa foto ditën e sotme.
M2 Competition fuqizohet nga një motor 3,0-litër inline6 me 410 kuajt fuqi dhe BMW thotë se falë kamios me shtatë marshe me friksion të dyfishtë mund të përshpejtojë nga 0-100 kmh/h në vetëm 4.2 sekonda.
Vizualisht M2 Competition është e njëjtë me versionin standard të M2 Coupe. Disa ndryshime mund të përmendim grilat në ngjyrë të zezë dhe tapicerisë po ashtu të zezë.
Detajet e plota të BMW M2 Competition pritet të bëhen zyrtarisht publike së shpejti. Për momentin na ngelet vetëm se të shijojmë fotot e rrjedhura sot. /Autoekspress