Makinat më të shtrenjta në botë ofrojnë shumë tepër se sa thjesht transportin. Tek këto makina, madhështia dhe luksi kanë më tepër prioritet se praktikaliteti dhe efikasiteti.
Më poshtë do të përmendim prodhimet më të reja të automjeteve, duke lënë mënjanë makinat klasike që blihen në ankande.
Makinat e listuara nuk janë doemos makinat më të shpejta në botë, edhe pse disa prej tyre janë tmerrësisht të shpejta.
Prandaj nëse emri juaj është Zuckerberg, Gates, Bezos ose McDuck, këto supermakina janë për ju.
1. ROLLS-ROYCE SWEPTAIL- 13 MILION $
Rolls-Royce mund të ndërtojë gjithçka për ju, nëse ju keni para mjaftueshëm. Merrni për shembull Sweptail. Makina është një ndërthurje mes stilit të makinave klasike, dhe stilit të super-jahteve.
Çdo pjesë e kësaj makine është unike, dhe projektit ju deshën katër vite të realizohej që nga fillimi. Kjo shpjegon çmimin e saj prej 13 milion dollarë.
2. MERCEDES-BENZ MAYBACH EXELERO – 8 MILION $
Përshtatur me inflacionin, Exelero kushton 10.1 milion dollarë në Shtetet e Bashkuara sot, një shifër kjo e përafërt me GDP-në e një shteti të vogël ishullor.
Makina justifikon koston e saj me 700 kuaj fuqi, twin turbo V12 dhe me pajisjet luksoze.
3. KOENIGSEGG CCXR TREVITA – 4.8 MILION $
CCXR Trevita pa ekzagjerim, është e zhytur në diamant… dhe diamantet nuk janë të lirë.
Prodhuesi suedez zhvilloi për Trevita një ngjyrë të re eksteriori të quajtur Koenigsegg Proprietary Diamond Weave e cila përfshin veshjen me fibra karboni dhe një shtresë me pluhur diamanti. Nën lëkurë qëndron motori 4.8 litër, dual-supercharged V8 me një output 1,004 kuaj fuqi.
4. LAMBORGHINI VENENO – 4.5 MILION $
Helm. Ky është emri që Lamborghini ka zgjedhur për roadster Aventador të modifikuar, i ndërtuar për të festuar 50-vjetorin e prodhuesit të makinave. Nuk mund të flasim për motivet e kompanisë por emri është i përshtatshëm për një automjet që duket aq pozitivisht vdekjeprurës.
Veneno është shumë i shpejtë. Motori 6.5 litër V12 prodhon 740 kuaj fuqi për ta dërguar makinën në shpejtësinë 96 km/h për 2.9 sekonda.
5. W MOTORS LYKAN HYPERSPORT – 3.4 MILION $
Mund t’ju kujtohet kjo makinë nga filmi Furious 7, ku supermakina libaneze përplaset me jo një, por tre qiellgërvishtës në Dubai.
Forcat e policisë Abu Dhabi ka vendosur Hypersport në krye të detyrës së patrullimit. Shpejtësia maksimale e makinës është 386 km/h.
6. LIMITED EDITION BUGATTI VEYRON NGA MANSORY VIVERE – 3.4 MILION $
E si mund ti mungonte listës një Bugatti Veyron. Së bashku me disa ndryshime në dizajnin e makinës, 1200 kuaj fuqi të Veyron e shndërrojnë makinën në një vepër arti.
7. FERRARI PININFARINA SERGIO – 3 MILION $
Me çmim 3 milion dollarë, Ferrari Sergio nuk është makina më e shtrenjtë. Megjithatë është një ndër më të lakmuarat, pasi vetëm gjashtë të tilla janë prodhuar.
Çdo blerës i kësaj makine është zgjedhur nga prodhuesi Ferrari, duke e bërë atë një nga automjetet e rralla vetëm me ftesa në historinë e automjeteve.
8. BUGATTI CHIRON – 2.9 MILION $
Chiron qesh me ata që thonë se Veyron është e fundit prej llojit të saj, duke shtyrë kufijtë e performancës në stratosferë.
Karakteristikat e llahtarshme të supermakinës bëhen të mundura falë motorit quad-turbocharged 8.0 litër W16 i cili dërgon 1500 kuaj fuqi në rrota.
9. LAFERRARI FXX K – 2.7 MILION $
Ferrari LaFerrari është një mjet i mbajtur prapa vetëm për një gjë: ligji. Standartet e emetimit dhe pajisjet e sigurisë shtojnë një pjesë të madhe makinës gati-perfekte.
Prandaj FXX K që mund të vozitet vetëm në pista garash, i përulet vetëm fizikës.
10. ASTON MARTIN VALKYRIE – 2.6 MILION $
Në fakt, Valkyrie do të debutojë në 2019-ën, por sipas raportimeve çmimi i saj do të jetë 2.6 milion $. Supermakina është një produkt i bashkëpunimit mes Aston Martin dhe skuadra e Red Bull Racing Formula 1.
Partnerët i kanë dhënë makinës një shasi me fibër karboni dhe motorin 6.5 litër V12 hibrid, me shpresën për të arritur raportin 1:1 fuqi-peshë. /Auto Ekspress