Pak ditë më parë në Los Angeles BMW prezantoi modelin e ri X7 i cili është edhe SUV-i më i mirë që ofron prodhues Bavarez i makinave.
Ndërsa detajet e makinës i gjeni në artikullin e publikuar pak ditë më parë, ka ardhur momenti të flasim për çmimin e makinës.
Rivali numër 1 i Mercedes-GLS fillon nga 73,900 dollarë për modelin bazë xDrive40i.
Duke hyrë më thellë xDrive50i fillon nga 92,600 dollarë. Dëshironi versionin M paraqitur në foto? Ai fillon nga 96,150 dollarë.
Vetëm disqet 22-inç do të kushtojnë 1,300 dollarë ekstra. Megjithatë është tapiceria ajo e cila luan rolin më të rëndësishëm në kosto.
Tapiceria e bardhë dhe blu kushton 3,700 dollarë më shumë ndërsa nëse doni që paneli i instrumenteve të mbështillet nga lëkura, duhen edhe 1,200 dollarë ekstra.
Duke kaluar tek ajrimi, pakoja për mot të ftohtë me pesë zona klime kushton 1,200 dollarë më shumë. Eksperienca e një makine sportive kushton 4,750 dollarë më shumë ku shtohet diferenciali M Sport, timoni që kontrollon të katër akset, sistemi i stabilizimit Active Comfort Drive dhe frenat M Sport.
Ndjenjëset me mesazhim dhe ventilim kërkojnë 1,200 dollarë të tjera për pakon luksoze ndërsa 1,550 dollarë për pakon premium e cila ka mbajtëse gotash me ngrohje.
Pakoja Ekzekutive kushton 2,100 dollarë më shumë dhe sjell dritat LED adaptive dhe një tavan panoramik me drita LED.
Të gjitha së bashku e çojnë koston e BMW X7 në 122,425 dollarë. Megjithatë nuk është BMW më e shtrenjtë sepse M760i kushton 156,700 dollarë.
Ende modeli më i kushtueshëm është i8 Roadster prej 163,300 dollarësh. /Auto Ekspress