Skoda do të zëvendësojë modelin e vjetër Rapid Spaceback me një model të ri që do të jetë më i madh, dhe do të rivalizojë Volkswagen Golf në tregun europian.
Për të distancuar veten nga paraardhësi i tij, modeli do të marrë një emër të ri – Scala, që vjen nga emri latin “scala” që do të thotë ‘shkallë’, dhe në këtë rast ka kuptimin ‘hapi i rradhës për prodhuesin e çek të makinave në segmentin kompakt’.
Modeli u parashikua nga koncepti Vision RS këtë muaj në shfaqjen e motorave në Paris dhe do të ketë platformën e Volkswagen Group MQB A0.
Do të jetë modeli i parë në histori që do të mbajë emrin e Skoda në mes të dyerve të pasme, në vend të logos së markës.
Scala për aq sa dimë ne, do të jetë një Skoda tipike për sa i përket karakteristikave të mira. Madje prodhuesi është shprehur se do të ketë teknologji të cilën e kemi parë vetëm në segmentet më të larta.
Makina do të ketë motor me tre dhe me katër cilindra turbo me benzinë dhe me naftë, të kombinuar me një transmetim manual me gjashtë nivele shpejtësie ose me një transmetim automatik dual-clutch. /Auto Ekspress