Gara për të arritur shpejtësinë 300 milje në orë ose 482 kilometër në orë vijon. Hennessey, Buggati dhe Koenigsegg kanë potencialin për të arritur këtë objektiv, të paktën në teori.
Megjithatë pyetja që shtrohet është po gomat a e përballojnë dot atë shpejtësi?
Në një intervistë për Bloomberg, Michelin foli për një gomë në zhvillim e sipër e cila mund të përballojë rekordin e 300 miljeve në orë.

Nga tre kompanitë, Hennessey ka premtuar më shumë. Prodhuesi i makinave është pranë finalizimit të Venom F5 me 1,600 kuaj fuqi e Buggati ende nuk është gati.
CEO i Buggati tha se një makinë e tillë nuk është në axhendën e kompanisë. Koenigsegg nuk ka konfirmuar përkushtimin për të ndërtuar një makinë e aftë të udhëtojë me një shpejtësi të tillë.
Agera RS ka një rekord prej 444.6 kilometër në orë, një rekord i vendosur në Nëntor të vitit të kaluar. /Auto Ekspress