Gjenerata e tretë e MPV, e zhvilluar nën kodin W247, është e katërta e më shumë se tetë modeleve të reja kompakte që do të prezantohen nga kompania, e ndjekur nga gjenerata e katërt e A-Class.
Mercedes-Benz ka deklaruar se B-Class-i i ri ofron një manovrim më dinamik dhe komfort se sa paraardhësit e tij, falë teknologjisë dhe karakteristikave të marra nga modelet S-Class dhe A-Class.
Pesë-vendëshi rival i BMW Serie 2 Active Tourer është më i gjatë, më i gjerë dhe më i lartë se sa paraardhësit e tij.
Modeli i ri i B-Class është dizajnuar në mënyrë që të maksimizojë hapësirën e brendshme, me ndenjëse të përparme që mund të zhvendosen deri në 14 cm. Makina do të ofrohet me opsione gomash që variojnë prej 40 cm deri në 48 cm.
Opsionet për motorin do të jenë pesë: 2 benzine dhe 3 nafte.
Modelet B180 dhe B200 do të përdorin motorin e benzinës 4 cilndrik 1.33 litër M282, me 134 kuaj fuqi dhe 161 kuaj fuqi respektivisht.
Niveli fillestar 1.5 litër nafte në modelin B180d prodhon 114 kuaj fuqi. Një motor nafte 2.0 do të jetë në dispozicion me 147 kuaj fuqi dhe 188 kuaj fuqi respektivisht për modelet B180d dhe B200d.
Makina në pjesën e brendshme ka 2 ekrane 17.7 cm dhe 26 cm, në varësi të specifikimit.
Modeli B-Class është modeli i dytë i Mercedes, pas A-Class, që ofron versionin më të ri të sistemit të multimedias MBUX, që përfshin kontroll përmes prekjes, zërit dhe gjesteve.
Gjithashtu makina ka një sistem drejtimi me shofer ndihmës dhe sistem sigurie të shikuar më parë në modelin S-Class, që lejon makinën të drejtohet me gjysme-autopilot në situata të caktuara.
Modeli kompakt i Mercedes do të ndiqet nga versionet e reja të modeleve CLA dhe GLA, së bashku me GLB, gjatë vitit të ardhshëm. /Auto Ekspress