Mercedes-Benz prezantoi versionin standard të A-Class Saloon të ri i cili do të dalë në shitje në fund të vitit.
A-Classi i ri është në shitje prej disa muajsh por vetëm në Kinë. Versioni global është dizajnuar për të rivalizuar Audi A3 saloon dhe Bmw 2 Series Gran Coupe.
Debutimi i tij zyrtar do të bëhet në Shfaqjen e Makinave në Paris. Linja e re qëndron pranë C-Class Saloon dhe është modeli më i lirë me katër dyer i prodhues gjerman.
Mercedes konfirmoi se A-Class Saloon do të ofrohet vetëm me dy motorë fillimisht ndërsa linja do të pasurohet sapo prodhimi të nisë.
Bëhet fjalë për një motoro 1.3-litër me katër cilindra me benzinë i cili prodhon 161 kuaj fuqi dhe 1.5 litër me katër cilindra me naftë që prodhon 114 kuaj fuqi.
Ato do të emërtohen A200 dhe A180d respektivisht.
Të dy motorë kanë një kambio manuale si opsion standard ndërsa modeli hatchback ka kambio automatike me 7 marshe dopjo friksion.
Motori me benzinë ka një konsum mesatar prej 4.4 litra për 100 kilometra ndërsa ai me naftë vetëm 3.3 litra.
Së bashku me versionin standard, Mercedes-Benz ka planifikuar të shesë edhe një numër të limituar variantesh 4Matic përfshirë modelet A35 dhe A45 AMG.
A-Class Saloon adopton të njëjtin dizajn frontal me A-Class Hatchback me një grilë dhe fenerë këndorë.
Vetëm pas shtyllave B Saloon diferencohet nga hatchback sepse ka një tavan më të gjatë, dyer të pasme më të gjata dhe një bagazh më të madh.
Makina është 4549mm e gjatë, 1796mm e gjërë dhe 1446mm e lartë. Saloon është 130mm më i gjatë sesa hatchback ndërsa largësia mes dy diferencialeve mbetet 2729mm.
Për krahasim, Audi A3 Saloon është 4458mm i gjatë, 1796mm i gjerë dhe 1415mm i lartë. Largësia mes dy diferencialeve është 2637mm.
Mercedes thotë se pjesa frontale e makinës e bën atë më efikase aerodinamikisht.
Në brendësi gjenden të njëjtët panele instrumentesh dhe funksionesh të avancuara infotainment që gjeni tek modeli hatchback.
Bagazhi ka një kapacitet prej 420 litër, 5 litra më pak sesa Audi A3 Saloon.
A-Classi i ri është i bazuar në platformën MFA II të Mercedes-Benz me dy nivele amortizimi.
Ai do të ndërtohet në fabrikat e Rasttat në Gjermani dhe Aguascalientes në Meksikë.
Çmimet fillojnë nga 26,500 dollarë ose 3,000 dollarë më i shtrenjtë sesa A3 Saloon. /Auto Ekspress