Javën e kaluar Mercedes ngacmoi mbarë industrinë me një video në Twitter ku mendohet se është një fuoristradë(SUV) MayBach.
Sipas Autocar, ku citon burime të fshehta pranë Mercedes, prodhuesi Gjerman do të prezantojë një koncept të makinës në Shfaqjen e Makinave në Kinë.
Prodhimi në masë pritet të fillojë në fund të vitit.
Burimet vijojnë duke thënë se SUV-i debuton në Los Angeles dhe shitjet fillojnë në javët e para të 2019-ës.
Makina thuhet të kushtojë afro 171 mijë dollarë.
Luxury at its finest. Coming soon.#MercedesBenz #MercedesMaybach #UltimateLuxury #MBcars #MBdesign #AutoChina pic.twitter.com/7YNekLRDg8
— Mercedes-Benz (@MercedesBenz) April 13, 2018
Mercedesi i ri MayBach do të bazohet në platformën e GLS e cila përshtatet mesë miri me teknologjitë hibride të GLE.
Natyrisht dizajni dhe prekja e MayBach do ta diferencojnë këtë model nga linja GLS.
Në vend të motorit 4.7-litër V8, GLS-ja e re do të vijë me motorin 4.0-litër V8 twin-turbo.
GLS MayBach e re vjen për të rivalizuar një segment makinash luksoze SUV në rritje si Bently Bentayaga, Lamborghini Urus dhe Rolls-Royce Cullinan. Më shumë do të mësojmë në shfaqjen e 25 Prillit. /Auto Ekspress