Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Mercedes CLA-Class e 2020-ës debuton me 221 kuaj fuqi

4 years ago
in Foto, Lajme
3 min read
0
Mercedes CLA-Class e 2020-ës debuton me 221 kuaj fuqi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbulohet më në fund në detaje Mercedes-Benz CLA-Class pas videosh të shumta prezantimi nga ana e markës.

Pas prezantimit në CES (Consumer Electronics Show), Mercedes do të zbulojë së shpejti çmimin e makinës.

Lajme të Ngjashme

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

2020-04-08
Mercedes 560 SEC AMG e vitit 1989 kushton më tepër se një AMG GT R

Mercedes 560 SEC AMG e vitit 1989 kushton më tepër se një AMG GT R

2020-04-04

Gjenerata e re e sedanit do të mbërrijë në fund të 2019-ës. Kur të dalë në shitje, sedani me katër dyer do të jetë i disponueshëm në versionin CLA250.

Makina do të vijë me motor 2.0 litërsh turbocharged me katër cilindra dhe transmetim automatik me shtatë nivele shpejtësie.

Blerësit do të kenë mundësi të zgjedhin ndërmjet versioneve me sistem drejtimi me të gjitha gomat apo me dy gomat e përparme aktive.

Motori prodhon 221 kuaj fuqi, dhe ka një përmirësim të dukshëm me motorin turbo 2.2 litërsh në sedanin A220 me 188 kuaj fuqi.

Tani për tani, Mercedes nuk ka ofruar shumë detaje mbi performancën e CLA të 2020-ës.  Por dimë se shpejtësia e limituar elektronikisht është 209 km/h.

CLA-Class e fundit ka përmasa më të mëdha se gjenerata paraardhëse, por hapësirë të brendshme më të vogël.

Kabina karakterizohet nga dy ekrane 7 inç, njëri për instrumentet dhe tjetri për sistemin e informacionit.

Blerësit mund të zgjedhin ekrane 10.5 inç për një pamje më të mirë.

Një tjetër opsion është kontrolli me anë të gjesteve, i cili lejon drejtuesin e mjetit të seleksionojë me anë të lëvizjeve të dorës.

CLA e 2020-ës vjen me sistemin e ndihmësit aktiv të frenimit. Ky sistem ngadalëson automatikisht shpejtësinë e automjetit për të shmangur përplasjet me automjetet, biçikletat dhe këmbësorët.

Karakteristika të tjera përfshijnë kontrollin e përshtatjes së drejtimit, ndihmësin e ndërrimit të korsisë, ndihmësin për mbajtjen e korsisë, shënjuesin për limitin e shpejtësisë, e të tjera. /Auto Ekspress

Tags: CLA-ClassMercedes

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version