Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Makinat të cilat amortizohen më shumë pas pesë vitesh përdorim

4 years ago
in Foto, Këshilla, Lajme
5 min read
0
Makinat të cilat amortizohen më shumë pas pesë vitesh përdorim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shume makina e humbasin më tepër se gjysmën e vlerës së tyre pas pesë vitesh. Ndërsa të tjera e humbasin vlerën me një ritëm më të shpejtë.

Këto të dhëna janë grumbulluar prej më shumë se 3.6 milion makinave të shitura në 2013-ën, dhe më shumë se 750,000 makinave të përdorura të atij viti që janë tregtuar mes muajve Janar-Shtator 2018.

Lajme të Ngjashme

serie 7

Opsioneve të BMW Serie 7 i shtohet edhe modeli tërësisht elektrik

2019-08-01
Serie 7 apo X7

Cilës makinë BMW i shkon më tepër grila e madhe: Serie 7 apo X7?

2019-03-29

Le të njihemi me 10 makina të cilat e humbasin vlerën e tyre pas pesë viteve përdorim.

  1. Chevrolet Impala (66.2%)

Nuk habitemi kur e shohim Chevy Impala në këtë listë. Impala pësoi një redizajnim në 2014-ën që uli kërkesën për modelin e 2013-ës.

  1. Jaguar XJL (66.4%)

Jaguar XJL është një makinë e bukur, është e mirë për tu drejtuar, por si gjithë makinat luksoze, amortizohet shumë shpejt.

Makinat luksoze amortizohen më shpejt. Ndërkohë që e humbasin vlerën, çmimi i këtyre makinave nuk ulet mjaftueshëm për të tërhequr blerës të cilët ngurrojnë të paguajnë.

  1. Mercedes-Benz E-Class (67.2%)

Njësoj si Jaguar që sapo pamë, Mercedes-Benz E-Class është një makinë shumë e mirë. Por njësoj si Jaguar, ishte e shtrenjtë kur ishte e re, dhe mbetet e shtrenjtë për tu mirëmbajtur.

Por E-Class nuk është makina më e keqe e klasit të saj, apo automjeti më i keq i Mercedes-Benz përsa i përket amortizimit.

  1. BMW Serie 5 (67.3%)

Me një përqindje prej një të dhjetën më tepër se amortizimi i rivalit E-Class, është BMW Serie 5. Dhe kjo ka kuptim, pasi Serie 5 dhe E-Class janë rivalë të cilët konkurrojnë për të njëjtët blerës prej vitesh.

Njësoj si Benz, sedanët e nivelit mesatar të BMW e humbasin vlerën shumë shpejt.

  1. BMW Serie 6 (68.3%)

BMW Serie 6 është paksa e çuditshme që bën pjesë në makinat luksoze. Për vite është konsideruar coupe, ose një sedan me katër dyer që BMW e quan coupe, por në fakt nuk është.

Pavarësisht se është e vështirë të kategorizohet, BMW Serie 6 e humbet vlerën paksa më shpejt se paraardhësja BMW Serie 5.

  1. Ford Fusion Energi (69.4%)

Sedani me madhësi mesatare Ford Fusion i elektrifikuar është automjeti i parë eco-friendly në këtë listë, por nuk do të jetë i fundit.

  1. Mercedes-Benz S-Class (69.9%)

Mercedes-Benz S-Class është sedani i cili mban flamurin e prodhuesit gjerman të makinave.

Është i mbushur me teknologji, prandaj ishte shumë i shtrenjtë i ri. Sistemet e avancuara janë shumë të shtrenjta për tu rregulluar.

Por njësoj si E-Class që pamë më herët, S-Class nuk është automjeti që amortizohet më shpejt në këtë segment.

  1. BMW Serie 7 (71.1%)

Automjeti i parë që theu barrierën prej 70% amortizim pas pesë vitesh përdorim është sedani BMW Serie 7. Është interesante se si Serie 5 dhe 7 amortizojnë shumë pak më shpejt se rivalët e tyre nga Mercedes-Benz.

Mbeten vetëm dy automjete, dhe ato janë qafë më qafë në rënditje.

  1. Chevrolet Volt (71.2%)

Chevy Volt krijoi dallgë të mëdha në industrinë e makinave kur u prezantua në fillim. Është një makinë elektrike me motor me benzinë që është e aftë të karikojë baterinë ndërkohë që makina ecën.

Ishte një koncept revolucionar kur ishte e re, por tani që po vjetrohet, vlera i bie shumë shpejt.

  1. Nissan Leaf (71.7%)

Dështaku më i madh prej të gjithëve është… Nissan Leaf. Makina tërësisht elektrike mund të kryejë distanca prej 117 km me një karikim. Por po fillon të tregojë moshën e saj, dhe modele të reja mund të ofrojnë rang më të gjatë me një çmim më të arsyeshëm. /Auto Ekspress

Tags: BMW Serie 5BMW Serie 6BMW Serie 7Chevrolet ImpalaChevrolet VoltFord Fusion EnergiJaguar XJLMercedes-Benz E-ClassMercedes-Benz S-ClassNissan Leaf

Video

https://www.youtube.com/watch?v=N8IYKPn9W_k

Lajmet e Fundit

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

by Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

by Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

by Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

by Auto Ekspress
2020-04-14
Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG
Foto

Makina elektrike Mercedes EQS do të jetë më e shpejtë sesa modelet tradicionale AMG

by Auto Ekspress
2020-04-08

Kategoritë

  • Analiza
  • Automatizimi
  • Elektrifikimi
  • Foto
  • Këshilla
  • Krahasime
  • Lajme
  • Motorsport
  • Shfaqjet e Makinave
  • Të Përzgjedhura
  • Video

Na Ndiqni në Facebook

Rreth Nesh

Auto Ekspress është një hapësirë e dedikuar botës së makinave, lajmeve më të fundit nga industria, këshillave, analizave, opinioneve e shfaqjeve prestigjioze.

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

No Result
View All Result
  • Lajme
  • Analiza
  • Këshilla
  • Video
  • Shfaqjet e Makinave

© 2019 Auto Ekspress / Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjeve të kësaj faqe

Go to mobile version