Tesla Model 3 e pret një rival i drejtpërdrejtë nga Volvo nën markën Polestar dhe sot u publikuan detajet e para të makinës së ardhshme.
Makina e dytë e Polestar do të jetë Polestar 2 dhe mund të përshkojë deri në 560 km me një karikim të vetëm.
Elektro motorët do të prodhojnë deri në 405 kuaj fuqi dhe çmimi bazë i makinës do të jetë 40,000 dollarë.
Një zëdhënës i kompanisë kishte për thënë Autocar se makina do të ketë deri në 405 kuaj do lënë të kuptohet se do të shiten disa variante në bazë të jetëgjatësisë së baterisë.
Polestar 2 do të shërbej si një model bazë dhe vjen pas Polestar 1 i cili kishte trup prej fibrash karboni dhe 600 kuaj.
Polesar 1 fillon nga 150,000 dollarë.
Dizajni i Polestar 2 do të mbështetet në konceptin Volvo 40.2 i implementuar me arkitekturën Volco Compact Modular.
Pas Polestar 2 do të shitet edhe Polestar 3, një SUV elektrik. Polestar 2 debuton në Mars të vitit të ardhshëm në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë ndërsa Polestar 3 në 2022. /Auto Ekspress