Linja e re Mercedes A-Class e cila do të debutojë këtë vit për herë të parë do të sjellë një variant Saloon.
Ky model i cili do të konkurrojë me Audi A3 Saloon dhe prej disa ditësh është parë të testohet në Nurburgring përpara se të prezantohet zyrtarisht në Vjeshtë.
Tek makina e re ato që bien menjëherë në sy janë fenerë të rinj frontalë të cilët janë më të hollë dhe një grilë më të madhe.
A-Class Saloon do të vijë edhe në një version hibrid 48volt i cili bazohet në motorin 1.4-litër me benzinë, me kambio automatike me 9 marshe dhe me baterinë që mund të përshkojë afro 50 kilometër.
Nuk do të mungojë as edhe një variant Mercedes-AMG A45 i cili do të rivalizojë Audi RS3 Saloon.
Motorët e rinj të cilët do të aplikohen në mbarë linjën A-Class sjellin konsum të reduktuar dhe më pak emëtime se modelet aktuale. Dy prej motorëve që do të spikatin janë variantet 1.4-litër dhe 1.2-litër bazuar në modelin M282 prodhuar Mercedes dhe Renault.
Krahas tyre do të ofrohen edhe motorë 1.6-litër dhe 2.0-litër M260 me benzinë. Motorët me naftë do të jenë të gjithë 2.0-litër me katër cilindra. /Auto Ekspress