Renntech është një emër i madh në modifikimin e makinave Mercedes-Benz dhe punimi më i fundit i kompanisë i jep A45 AMG një shtesë të konsiderueshme fuqie.
Ndërsa makina nga fabrika vjen me 416 kuaj fuqi (310 kilovat), Renntech e ka modifikuar për ta dërguar në plot 592 kuaj fuqi (442 kilovat).
Për të arritur këtë nivel fuqi firma ka modifikuar turbinën, tubat e shkarkimit dhe programin qendror të makinës. Pa ndryshime mekanike Renntech e dërgon fuqinë vetëm 469 kuaj fuqi me vetëm ndryshime në programim.
Por firma ka qëndruar larg deklaratave rreth performancës. Modeli stok A45 S shkon në 100 km/h për 3.9 sekonda ndërsa fuqia e shtuar duhet ta reduktojë me disa të dhjetat.
Gjithashtu janë parashikuar edhe disa ndryshime estetike për A45. Konkretisht disqet 19 dhe 20-inç janë stiluar. /Auto Ekspress