Volkswagen ka zbuluar për ne zyrtarisht konceptin e Tarok në shfaqjen ndërkombëtare të motorave në São Paulo.
Kompania ka bërë të qartë se shumë shpejt do të fillojë prodhimi i këtij modeli, me karakteristikat e zbuluara.
Tarok është elegant me ndriçim të bollshëm në pjesën e përparme, sidomos në pjesën e grilës. Makina ka gjithashtu një çati panoramike, dhe gomat e pasme në pjesën më të fundit të makinës.
Në pjesën e brendshme çdo gjë është shumë e bukur, por e thjeshtë në të njëjtën kohë.
Ajo çfarë e diferencon konceptin Tarok nga pickup-ët e tjerë, është shtrati. Makina ka këtë karakteristike të ngjashme me Chevrolet.
Makina ka një panel që mund të hapet dhe të shndërrohet në një shtrat 120 cm, por palosja e ndenjësve të pasme dhe kapaku i hapjes, e shtrijnë hapësirën në 186 cm.
Volkswagen raporton se ngarkesa e Tarok ka kapacitet prej 1,000 kilogramë.
Koncepti Tarok ka motor 2.0 litërsh turbodiesel që prodhon 148 kuaj fuqi, transmetimin automatik me gjashtë nivele shpejtësie si dhe sistemin e drejtimit me të gjitha gomat aktive. /Auto Ekspress