• Lajme
  • Analiza
  • Krahasime
  • Këshilla
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
  • Lajme
  • Analiza
  • Krahasime
  • Këshilla
No Result
View All Result
Hapësirë e Dedikuar Botës së Makinave
No Result
View All Result

Këto janë 5 shenjat që makina juaj ka nevojë për shërbim

mm Nga Auto Ekspress
2019-04-29
Në Këshilla, Lajme
0
makina
Share on FacebookShare on Twitter

Makina ka nevojë për shërbime herë pas here, sidomos pas një periudhe të caktuar ose kilometrash të përshkuara.

Nëse dëshironi të dini shenjat që tregojnë se makina juaj ka nevojë për një udhëtim tek mekaniku, hidhini një sy pesë simptomave të mëposhtme.

  1. Drita e motorit në ekran

Shumica e makinave moderne janë të programuara për t’ju treguar se kur makina ka nevojë për riparim.

Nëse një dritë e verdhë “kontrollo motorin” shfaqet në panelin e aparaturave, ju menjëherë duhet të dërgoni makinën tek një mekanik. Drita e verdhë mund të sinjalizojë një sërë problemesh.

Disa makina kanë gjithashtu një dritë shërbimi që do të ndizet kur të jetë koha për ti kryer shërbimet makinës.

Edhe pse ky sinjal nuk duhet t’ju shqetësojë, është më mirë që të mos injorohet për një kohë të gjatë.

  1. Zhurma të çuditshme

Çdo zhurmë e re në makinën tuaj që nuk e keni dëgjuar më parë, është një shenjë që ju duhet të kontrolloni makinën përpara se të shfaqen probleme serioze.

Ja cilat janë disa prej zhurmave që mund të dëgjoni nga makina, dhe kuptimi i tyre:

  • Zhurmë nën kofano – Zakonisht e shkaktuar nga një rrip i lirshëm, i cili mund të shkaktojë një sërë problemesh, që nga mbinxehtësia deri tek probleme me baterinë.
  • Zhurmë shkarkimi më e lartë se zakonisht – Kjo mund të jetë një vrimë ose një thyerje në marmitë. Këto janë të lehta për tu riparuar, por duhet të riparohen në kohë pasi ekziston risku që tubi i shkarkimit të bjerë.
  • Zhurmë motori e parregullt – Mund ta dëgjoni këtë zhurmë kur makina nuk e merr gazin siç duhet. Kjo do të thotë që duhet të rregullohet menjëherë. Mund të nevojitet të ndërrohen kandelet elektrike, por mund të indikojë një problem më serioz me motorin.
  • Metal-me-metal – Çdo zhurmë gërryese që vjen nga makina duhet të rregullohet në mënyrë urgjente. Kjo mund të jetë një pjesë e thyer e makinës që gërryen një pjesë tjetër, duke shkaktuar kështu dëm tek të dyja.
  • Zhurmë e zgjatur kur shkelni frenat – Kjo mund të jetë një tregues që pedali i frenës është konsumuar.
  • Zhurmë kërcitëse nga marshet – Nëse kur ndërroni marshet dëgjoni zhurmë kërcitëse, me shumë mundësi makina juaj ka nevojë për riparim. Për arsye se kutia e marsheve mund të konsumohet, lëngjet ose pjesë të saj mund të kenë nevojë të ndërrohen.
  1. Tym ose avull që del nga kofanoja

makina

Zakonisht e shkaktuar nga mbinxehja dhe problemet me radiatorin, avulli zakonisht është në ngjyrë të bardhë. Ju duhet ta kontrolloni makinën, por kjo nuk do të thotë që jeni në rrezik nëse shini avull të dalë nga nën kofano.

Hidhini një sy temperaturës së makinës. Nëse është në maksimum, ndaloni dhe prisni deri sa makina të ftohet përpara se të filloni të ngisni përsëri. Kur makina është në punë, gjilpëra duhet të jetë në mes të matësit.

Nëse vëreni tym blu të dalë nga makina, ndaloni në një vend të sigurt. Merrni dikë që të tërheqë makinën tuaj deri në garazh.

Tymi blu shkaktohet nga vaji i djegur, dhe mund të sjellë probleme të kushtueshme nëse nuk rregullohet në kohë.

Gjithashtu tymi i tepërt i shkarkimit mund të sinjalizojë një rrjedhje të vajit. Kjo mund të jetë shkaktuar nga një sërë problemesh, ku përfshihen:

  • Dëmtime të pistonit
  • Dëmtime të vulave të valvulave
  • Dëmtime të unazave të pistonit
  • Vulat e vajit të motorit të konsumuara
  1. Dridhje ose tërheqje gjatë frenimit

Kjo mund të vijë si pasojë e konsumimit të disqeve ose pedaleve të frenimit, problem me amortizimit, ose ndonjë problem me timonin.

Vozitja në kushte të tilla nuk është e sigurt prandaj dërgojeni makinën tuaj në servis sa më parë të jetë e mundur.

Këto shenja mund të jenë edhe si pasojë e konsumimit të gomave, prandaj kontrolloni nëse gomat kanë minimumin e kërkuar të thellësisë në sipërfaqe – 1.6 mm.

  1. Më pak komfort gjatë vozitjes

Nëse ndjeni se makina juaj është e ngadaltë, ose dëgjoni gomat që gërmojnë në harkun e rrotave të makinës tuaj është koha që të bëni një kontroll.

Secila nga këto simptoma mund të jetë një shenjë e një problemi me amortizimin.

Këto janë vetëm disa nga shenjat që makina juaj ka nevojë për shërbim. Por që makina të jetë në formë gjithmonë, ndiqni udhëzimet e prodhuesit dhe të kujdesuni vazhdimisht. /Auto Ekspress

Tags: këshillamakina

Të NgjashmeLajme

makina elektrike
Elektrifikimi

Njihuni me 10 markat më të famshme të makinave elektrike

Instituti i Kërkimeve Qianlong ka publikuar një renditje të 20 prodhuesve më me ndikim të automjeteve elektrike që nga...

Nga Auto Ekspress
2020-05-28
volkswagen
Lajme

Volkswagen duhet të dëmshpërblejë 235 mijë pronarë makinash për skandalin e emetimeve

Gjykata më e lartë civile në Gjermani ka vendosur që Volkswagen duhet të paguajë kompensim për një shofer që...

Nga Auto Ekspress
2020-05-25
Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve
Lajme

Mijëra makina të reja të bllokuara nga koronavirusi në pritje të blerësve

Me mijëra makina të reja janë fotografuar në një nga portet më të mëdha të Britanisë, Tilbury, në Essex,...

Nga Auto Ekspress
2020-05-17
Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori
Lajme

Ky mund të jetë Golf 2 më i modifikuar në histori

Ky Volkswagen Golf 2 GTI fillimisht ishte vetëm një koncept në skicë, autor i së cilës është Khyzyla Saleem,...

Nga Auto Ekspress
2020-04-14
Next Post
Jaguar Land Rover

Nëse keni një Jaguar Land Rover, dhe nëse shpërndani informacion, do të shpërbleheni me para

Subscribe Our Newsletter

[mc4wp_form]

© 2020 Auto Ekspress - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kësaj përmbajtjeje

No Result
View All Result
  • Buy JNews
  • Homepage
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3

© 2021 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.