Lamborghini është pranë finalizimit të versionit më ekstrem të super makinës më të shpejtë që ofron, Aventador SVJ, dhe pritet të debutojë në fund të 2018-ës.
Fotot e publikuara ditën e sotme të Aventador SVJ tregojnë një rimodelim nga e para të paketës aerodinamike e cila ka për qëllim të rrisë performancën.
Parakolpi agresiv do të rrisë forcën shtytës drejt tokës ndërsa intaket e zmadhuara të ajrit do të ushqejnë me më shumë oksigjen motorin 6.5-litër V12.
Një krah i pasëm i gjerë sa vetë trupi i makinës është shtuar për të rritur efikasitetin aerodinamik së bashku me një shpërndarës ajri dhe sistem të ri të nxjerrjes së gazrave.
Punë kanë pasur jo vetëm dizajnerët por edhe inxhinierët me motorin V12. Fuqia e Aventador SVJ do të shkojë deri në 800 kuaj fuqi, 70 më shumë sesa modeli Aventador SV.
Germa “J” përfaqëson termin Jota i cili është përdorur për modelet ekskluzive dhe më agresive të Lamborghini.
Vetëm dy modele kanë pasur këtë mbishkrim, Miura dhe Diablo ndërsa Aventador do ti bashkohet këtij grupi elitar super makinash. /Auto Ekspress