Kemi folur më parë për ndryshime që marka Mercedes po bën në linjën S-Class. Epo ndryshimet vazhdojnë…
S-Class Coupe mbërriti në 2015-ën si një evolucion ndaj modelit CL-Class që ishte më prioritar.
Në mënyrë të njëjtë, versioni Cabriolet mbërriti një vit më vonë dhe solli më pas krijimin e variantit Maybach.
Vetëm vitin e kaluar Mercedes ka bërë disa ndërhyrje të vogla në këto makina, dhe S-Class Sedan është planifikuar për vitin 2020 si një ofertë e re.
Dëshira për një version të ngjashëm me dy dyer ose pa çati nuk duket aq e fortë. Sipas gazetës Automobile, pas vitit 2020 këto dy makina do të fillojnë të veniten.
Për informacion, një S-Class Coupe kushton rreth 125,950$. Ky çmim ju jep një akomodim luksoz dhe motorin me 463 kuaj fuqi 4.0 litër twin turbo V8.
Cabriolet është akoma më e shtrenjtë, ndërsa versionet full-on AMG shkojnë përtej 200,000$.
Kjo nuk do të thotë që Mercedes po heq dorë nga bota e luksozëve me dy dyer. Një SL-Class pritet të mbërrijë në 2020-ën, ndërsa AMG GT pritet të absorbojë disa blerës të S-Class që kërkojnë makina me dy dyer.
Megjithatë, Mercedes është e paparashikueshme, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë deri atëherë. /Auto Ekspress