Bugatti ishte i pari që hyri në klubin e makinave 300mph+ (482 km/h) me modelin Chiron Super Sport 300+ në Shtator të vitit të kaluar.
Edhe pse makina nga fabrika vjen me shpejtësi të kufizuar prej 440 km/h, konsumatori që ka porositur një makinë të tillë mund tja heqë këtë limit.
Tashmë edhe Koenigsegg dëshiron të thyejë barrierën 300-mph. Kur prezantoi një vit më parë në Shfaqjen e Makinave në Gjenevë modelin Agera RS, kompania përmendi një variant Jesko 300 i cili mund të ngjitet deri në 482,2 km/h.
Koenigsegg ka besimin se Jesko do të thyejë rekordin e makinës më të shpejtë të saj Agera RS prej 445 km/h.
Madje ka raportime se kompania po punon për të thyer barrierën 500 km/h.
Në Mars kur Shfaqja e Makinave në Gjenevë të mbërrijë, Koenigsegg do të sjellë modelin Mission 500 që mund të arrijë shpejtësinë marramendëse. /Auto Ekspress