Departamenti i zjarrfikësve të Kalifornisë publikoi në median sociale disa foto të xhamave të thyer të një makine e cila ishte parkuar në afërsi të një tubacioni uji që përdoret prej zjarrfikësve.
Në një postim në Twitter të Marten Departamenti shkruante: “E dini çfarë i ndodh makinës suaj nëse e parkoni përpara një hidranti zjarri? Po sikur aty afër të shpërthejë një zjarr?”
Ever wonder what happens when a car is parked in front of a fire hydrant and a fire breaks out? Is a closer parking spot worth the broken windows and the citation and towing fees to @AnaheimPD? @City_of_Anaheim residents please do not park in fire lanes pic.twitter.com/Q96E4gfTOR
— Anaheim Fire & Rescue (@AnaheimFire) February 26, 2019
Në fotot e publikuara ishin katër të një sedani ku xhamat e dyerve të pasme u thyen për të kaluar tubin e ujit për zjarrfikësit.
Të shumtë ishin ata që argumentonin se tubi duhej kaluar mbi makinë dhe zjarrfikësit nuk duhej të ishin tallur me shoferin.
Departamenti shpjegoi se të kalonin tubin mbi makinë do të kishte bërë dëm edhe më të madh. /Auto Ekspress